KAFE SHQETO/ Artistja shqiptare në Stamboll vjen në ‘Kënga Magjike, zbulon të pathënat e festivalit

“Për fajin tënd” vjen ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto me artisten e njohur Klea Çutën, e cila këtë vit konkurron në kategorinë new artist në festivalin “Kënga Magjike”.

Në një lidhje ‘Skype’ ajo rrëfeu për publikun disa të pathëna të këtij kompeticioni si dhe tregoi idetë e realizimit të këngës pjesmarrëse.

Ajo tha se e gjithë kënga nisi spontanisht si dëshirë e një miku të saj,dhe se gjëja e fundit që mendonte të bënte ishte të merrte pjesë në ‘Kënga Magjike’.

“Kënga nisi spontanisht, kënga është e një shokut tim të cilin e përshëndes pasi jo vetëm është tekst shkruesi por edhe orkestuesi i saj. Është një miku im i vjetër me të cilin kam bërë edhe shkollën e muzikës dhe një ditë gabimisht më nisi këngën. Më pas mu fiksua si këngë dhe nisa ta këndova megjithëse nuk ishte e parashikuar për ‘Këngën Magjike. Këtë vit mora pjesë në një kompeticion muzikor në Zvicër ku arrita të kaloja deri në gjysmëfinale dhe kjo ishte një nga mundësitë e mia më të mira, por për shkak të një problemi shëndetësor u detyrova që ta anuloja"-u shpreh ajo.

Më tepër ndiqni linkun më poshtë: