VIDEO/ Digjet kamioni në Tiranë, policia: Shkak i zjarrit, një defekt

Një kamion është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në hyrje të mbikalimit te zona e Pallatit me Shigjeta.

SYRI TV ka siguruar videon ku duket kamioni i përfshirë nga flakët, ndërsa dalin shtëllunga të zeza tymi.

Sipas policisë, shkak i zjarrit u bë një defekt teknik.

NJOFTIMI ZYRTAR

Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.