VIDEOLAJM/ Digjet një kamion në Tiranë pranë 'Pallatit me Shigjeta'

Një kamion është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në hyrje të mbikalimit te zona e 'Pallatit me Shigjeta'.

SYRI TV ka siguruar videon ku duket kamioni i përfshirë nga flakët, ndërsa dalin shtëllunga të zeza tymi.

Ende nuk bëhet me dije shkaku i djegies së kamionit.