VIDEO-SYRI TV/ Ujërat e zeza problem në Turan të Korçës, 120 familje jetojnë mes ndotjes

Mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza, është kthyer në problem serioz për 120 familje të fshatit Turan. Banorët frikësohen nga sëmundjet infektive për shkak të ujërave të zeza, ndërsa ndotja është bërë e padurueshme. Bashkia e Korçës thotë se ka një projekt, por do ta zbatojë vitin e ardhshëm.

Nga SYRI TV

Fshati Turan, i ndodhur vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës, nuk ka pasur investime në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Banorët ankohen për mungesë investimesh dhe frikë epidemish pasi ujërat e zeza dalin në sipërfaqe.

Sipas banorëve, era e keqe i shoqëron në çdo stinë të vitit e ndërkohë sipas tyre instancat përgjegjëse heshtin sa herë bëhen ankesa në dyert e tyre.

SYRI TV komunikoi me bashkinë e Korçës për fatin e 120 familjeve që ankohen për mungesën e kanalizimeve. Në përgjigjen që ky institucion ktheu për SYRI TV, shprehet se është hartuar një projekt, por investimi pritet të bëhet gjatë vitit 2023.