Greqi/ U arrestua për tentativë për përdhunim publikohet video e arratisjes së 20-vjeçares nga duart e shqiptarit

Greqi- Shqiptari i cili njihej me pseudonimin ‘Dragoi i Nicës’’  është arrestuar për tentativë përdhunimi dhe rrahje brutale të një 20 vjeçareje.

"Dragoi i Nicës'' ishte i njohur për autoritetet greke pasi në vitin 2018 ai u arrestua në Selanik përsëri për tentativë përdhunimi të një gruaje por u lirua nga burgu në Grevenë në prill të 2022, ndërsa në vitin 2016 u arrestua për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike dhe dënimi në atë kohë u pezullua.

28 vjeçari shqiptari është dërguar në prokurorinë publike të Pireut mesditën e së hënës.

Një video dokumentar të medies greke 'Star' pas sulmit të egër të ‘Dragoit' ndaj 20 vjeçares, vajza e tmerruar nga goditjet e sulmuesit në kokë, shihet duke trokitur në dyert e shtëpive në Nicë për të kërkuar ndihmë.

Në video dëgjohet vajza teksa thërret fqinjët për ta shpëtuar nga duart e përdhunuesit dhe bërtet se autori do ta vrasë .

Momentet e makthit që ka jetuar nga duart e shqiptari kur ai tentoi ta përdhunonte mbrëmjen së shtunës, 20 vjeçarja i ka treguar për median helene, Prothema.gr.

''Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë isha ulur nën një ballkon derisa shiu pushoi dhe ai ishte fshehur para meje. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, kishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë.

Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita "ndihmë" ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pas tij, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha” është shprehur 20 vjeçarja.

Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq.

 Pas plagëve të marra nga sulmi 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.