Në vend të tij, Antony, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli, Pedro, Neymar, Raphinha, Richarlison, Rodrigo, Vinicius Junior dhe Everton Ribeiro morën një ftesë nga trajneri i Brazilit.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/08/auto_Screenshot_31667896621.png", "width": 900, "height": 602 } }

Nuk mori ftesë në Kupën e Botës, lojtari brazilian shfaqet i zhgënjyer: Ishte e vështirë dhe shumë e dhimbshme

Sulmuesi i Atletico Madridit, Matheus Cunha ka publikuar një video të momentit kur mëson se nuk ka marrë ftesë në kombëtaren braziliane për Kupën e Botës dhe në të cilën shihet qartë sa e ka goditur ky informacion.

Pasi Tite shpalli listën e brazilianëve që do të udhëtojnë drejt Katarit, vëmendjen më të madhe e tërhoqi fakti se në mesin e lojtarëve të ftuar nuk ishin Roberto Firmino i Liverpool dhe Matheus Cunha, i cili luan për Atletico Madrid dhe ka qenë i rregullt në kombëtare vitin e kaluar.

Duke qenë se në këtë drejtim priste një ftesë për Botërorin dhe kompeticionin më të madh të futbollit në botë, e goditi shumë informacioni se nuk ishte në mesin e “pasagjerëve” të Katarit dhe në profilin e tij në Instagram ka publikuar momentin kur ai zbuloi se ai nuk ishte në mesin e lojtarëve të ftuar.

"Faleminderit të gjithëve që më dërguat mesazhe mbështetjeje. Ishte e vështirë, ishte e dhimbshme, por kjo është pjesë e jetës", ka shkruar ai së bashku me një video ku tregon se sa i dëshpëruar është për gjithçka.

Në vend të tij, Antony, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli, Pedro, Neymar, Raphinha, Richarlison, Rodrigo, Vinicius Junior dhe Everton Ribeiro morën një ftesë nga trajneri i Brazilit.