Detaje nga grabitja në Korçë, pronari: Ishin 4 persona, me maskë dhe armë

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e ndodhur në Voskop. Mësohet se autorët kanë thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë marrë shumat e parave dhe produktet.

Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve.

Gjithashtu pronari i dyqanit, Bledar Leska, ka thënë se kanë qenë katër persona,.

“Kanë qenë 4 persona, kanë çarë derën me këmbë. Ata kanë qenë me maskë më duket dhe me armë, që mbase ka qenë lodër nuk e di, por duket në kamera. Kanë marrë sirtaret komplet me dokumentacionet e djalit dhe lekët që kanë qenë brenda. Kanë marrë komplet ç’kanë qenë paketat aty. Kanë marrë shishet e ëiskit dhe duket që e kanë monitoruar gjënë më parë që kanë hyr me dijeni”, ka thënë ai.