Një ‘udhëtar në kohë’ pretendon se marina amerikane këtë muaj do të kontaktojë me alienët

Një “udhëtar në kohë” nga “viti 3000” ka pretenduar se ai e di muajin e saktë që Marina e SHBA-ve do të kontaktojë me alienët.

Njeriu që e quan veten ‘TimeTraveller3000’ në TikTok ka mbledhur miliona shikime në faqen e rrjetit social, pasi shumë nga parashikimet e tij për të ardhmen janë realizuar.

Tani, udhëtari ka pohuar se do të ketë tre ngjarje të mëdha që do të ndodhin në muajt e ardhshëm – me e para që do të ndodhë shumë shpejt,

Videoja alarmante që u bë virale, dhe e kompletuar me muzikë ogurzi në sfond dhe me klipe drithëruese që qarkullojnë brenda saj,  paralajmëron botën se në nëntor të këtij viti, Marina e SHBA-së do të ketë një ndërveprim me UFO-t, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.