Manjani: Lulzim Basha njeri i trashë, po mban peng PD-në me gjykatën e pushtetit

Në emisionin “Drejt” në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se reforma në drejtësi është një dështim spektakolar dhe një grusht shumë të fortë shtetit.

Ai tha se Basha mendoj se në të gjitha këtë histori, përpos zhgënjyes, është edhe i trashë, sepse po mban peng partinë me një mjet të pushtetit, gjykatën.

Manjani: Reforma në drejtësi është një dështim spektakolar dhe i kemi dhe një grusht shumë të fortë shtetit. Arsyeja pse shteti nuk funksionin dhe njerëzit nuk reagojnë është pikërisht reforma në drejtësi.

Unë nuk jam kundër marrëveshjes Meta-Berisha brenda kampit opozitar. Basha mendoj se në të gjitha këtë histori, përpos zhgënjyes, është edhe i trashë. Një njeri që do të marrë partinë që ia mori plaku, të vetmen mënyrë që kishte, ishte të rrinte urtë, por po i del përballë partisë së vet me një mjet pushteti. Kjo është të jesh i trashë dhe nëse ka një dështim elektoral PD, fajin do ta ketë Basha me pengmarrjen që po i bën partisë.