COP27, liderët e BE-së zotohen të vijojnë me shkurtimet karbonit

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur ditën e sotme se lufta e Rusisë në Ukrainë ka treguar se kalimi në energjinë e rinovueshme është “një imperativ i politikës së sigurisë”, si dhe një politikë klimatike, mjedisore dhe ekonomike largpamëse.

“Ne do të ndalojmë përdorimin e lëndëve djegëse fosile, pa nëse apo por! Nuk duhet të ketë një rilindje globale të lëndëve djegëse fosile,” tha ai, megjithëse Gjermania u ka kërkuar firmave të energjisë të shtyjnë mbylljen e termocentraleve të qymyrit pasi lufta në Ukrainë ndërpreu furnizimet me energji.

“Veprat e vendosura duhet të ndjekin premtimet tona të vendosura për mbrojtjen e klimës,” shtoi ai.

Ndërkohë, kryeministrja e re e krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni tha se Italia mbetet “fortësisht e përkushtuar” për të ndjekur rrugën drejt dekarbonizimit në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

“Ne synojmë të ndjekim një tranzicion të drejtë për të mbështetur komunitetet e prekura dhe për të mos lënë askënd prapa,” tha ajo.