Korrupsion erotik/ Berisha: Dihet kush janë dy ambasadorët, unë i kam thënë me emra

Kreu i Partisë Demokratike, ka sqaruar në studion e Quo Vadis, deklaratën e disa ditëve më parë ‘korrupsion erotik’. Berisha tha se i është referuar dy ambasadorëve të cilët, sipas tij dihet kush janë.

Më tej i pyetur nga moderatorja, Berisha nuk përmendi emra por tha se janë pikërisht ata që janë kanë sulmuar opozitën dhe kanë dalë në krah të Edi Ramës.

“Ata që u vërsulën kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën. Dy ambasadorët. Dihet ajo. Dy janë ata. Unë i kam thënë emrat e tyre. Dihet ajo. Kjo është e vërtet 100% se nëse ti sulmon opozitën ti ndihmon korrupsionin qeveritar dhe qeverinë.”-tha Berisha.