Berisha: Edi Rama, arkitekti i dramës së La Manshit

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama për çështjen e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm që po dynden drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Berishës, publikimi i të dhënave nga hakerat ka nxjerrë zbuluar kriminelët të cilët, pas marrjeve të informacioneve po largohen masivisht nga vendi.

Një pjesë e madhe e tyre drejt Anglisë.

“Urdhëro çfarë po ndodh. Arktitekti i deamës së kanalit të La Manshit është Edi Rama. Njeri që vetëm me shkatërrimin e sistemeve të Tims, MEMEX dhe arkivës dixhitale të Policia ka bërë një dëm kolosal. Dhe sot dhjetëra kriminelë në kërkim ia kanë mbathur. Nuk mund të them që të gjithë kanë shkuar në Angli por në këtë dyndje të madhe natyrisht që ka shumë të tillë.”