'Leri këto pallavra'/ Limaj përplaset me deputetin e VV: Kosova është në rrezik, ju bëni hajgare!

Kreu i NISMA, Fatmir Limaj debatoi në Çim Peka Live me deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexha. 

Shkak për debatin u bë situata në veri të Kosovës, pas vendimit të qeverisë 'Kurti' për targat. 

Limaj tha se Kosova është në rrezik e qeveria duhet të marrë masa. 

Ndërsa deputeti i VV, Fatmir Limaj kërkoi opozitën për qëndrimet e saj. 

Pjesë nga debati

Arbër Rexhaj: Realisht keni treguar se çfarë dini të bëni për Mitrovicën. Në anën tjerët përdoret një diskust që Vuçiçi e ka edhe nga ish-krerët që kanë udhëhequr dialogun, qoftë edhe ju aty brenda, por edhe të tjerë, por në këtë rast edhe kryeministri Kurti e përdor këtë shembull, thotë unë nuk guxoj të shkoj në Serbi sepse më vrasin, nëse unë bëj konçensione, dhe ç'ka duhet? Duhet me bë koncesione në kurriz të Kosovës sërish. Realisht arsyeja e vetme pse po ndodhin keto raste në Kosovë është vetëm një fakt, mospranimi i asosacionit. Dhe derisa ne kemi kundërshti përballë këtij presioni kushdo që mendon se qeveria bie në presion dhe e pranon asosacionin e ka gabim sepse një asosacion i një etnik për ne është i papranueshëm dhe nuk i bën nder Kosovës. Ne kemi ardhur me premtimin se nuk do ta bëjmë asosacionin dhe për këtë arsye i kemi këto probleme. 

Fatmir Limaj: Tani duhet me na lënë e ne, me fol pak, sepse u bë ligjëratë. Nuk dua të debatoj me këtë (Arbërin) por po bën ligjeratë. Me gjithë respektin e deputetit, por debatin e bëjmë në Prishtinë.

Arbër Rexhaj: Po debatin e bëjmë edhe këtu.

Fatmir Limaj: Ne nuk jemi në fushatë elektorale, jemi duke fol prej shtetit, 13% e territorit tonë është jashtë kontrollit, kjo është situata, skeni nevojë me na shit patriotizëm, kush jeni e çfarë jeni. Shih territorin se është jashtë kontrollit. është situatë më serioze sesa me bë patriotizëm. Nuk je në pikë të vetëvendosjes që flet. Këto pallavra kanë marrë fund sa ke qënë në opozitë, me shtetin nuk bëhet hajgare, leri këto pallavra. Të jemi kështu, e të bëjmë ashtu! Të bëhëmi serioz. Vendin e kemi keë e ti vjen më shet këtu pallavra, ja VV-ja, ja LDK-ja, ja PDK-ja, ke thënë ç'ke thënë! Nuk është ajo kohë, skemi garë elektorale. E di çfarë keni bërë ju? Kurrë s'keni pranuar të flisni e të merrni pjesë kur ju kanë thirrur liderit dikur në shtet. Përkundrazi! Biles ata liderët opozitarë që janë në parlament janë tepër të kujdesshëm e të shkëlqyeshëm me çfarë ju jeni sjellë. Shteti është në gjendje serioze. Apeloj dhe kërkoj nga ju e si Parlament i Kosovës ta marrin seriozisht e të dalim nga këto veshjet e floskulat partiake e të garës, ‘jemi ne, kemi qënë në, kemi bërë, s'kemi për të bërë’. Ke për të bërë more ti asosacion, e keni për t'i bërë të gjitha fatkeqësisht. Po duhet qysh me ardh e me e minimizu dëmet e të eci përpara vendi. Po lëri ato se unë nuk e kam garën me ty. Tendenca juaj është të bëni garë mes nesh, por s'ka garë këtu. Serbinë e keni përballë, gjendjen e Kosovës e kemi keq, vendi ynë është në situatë goxha të tensionuar, mirë është të reflektpojmë e të shohim si të dalim nga kjo situatë, ajo çfarë ne na takon të bëjmë. Lëre Vuçiçin në njërën anë. Filloni tmë dëgjoni, mos i merrni të keqinterpretuara dhe të thoni ‘jo këta janë aty me Vuçiçin e mezi po presin me dështu qeveria’.

Arbër Rexhaj: Ajo çfarë po them është kjo zoti Limaj, që krahas diskursit të Vuçiçit ka parti parlamentare dhe parti jashtëparlamentare të cilat po mundohen ta shfrytëzojnë momentumin politik për ta detyruar vetvendojsen që njëherë e përgjithmonë ta kryej çështjen e asosacionit

Fatmir Limaj: Jo, s'ka hiç, unë nuk besoj që ka. Arbër, se jemi duke i folur publikut shqiptar, hiç nuk ka. As në opozitën parlamentare e as nuk ka qytetar të Kosovës që dëshiron të shtyej vendosjen e të dëmtoj vendit, çfarë je duke fol?! Të gjithë janë në mbështetje të qeverisë dhe vendit të vet, me gjet zgjidhje. Mos i interpretoni gabim dëshirat dhe përkushtimin e njerëzve.