Baton Haxhiu: E vetmja zgjidhje për stabilitet, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Analisti Baton Haxhiu komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv tensionet Kosovë-Serbi pas zbatimit të vendimit për targat.

Baton Haxhiu deklaroi se në veri të Kosovës luftohet gjithnjë për territor ndërsa shtoi se duhet hequr njëherë e përgjithmonë kjo problematikë që e bën shtetin e Kosovës jo funksional.

Sipas Baton Haxhiut e vetmja zgjidhje për të pasur stabilitet është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

"Në vitin 2013 institucionet e Kosovës kanë nënshkruar asosacionin. Për faktin se asosacioni e ka një nënshkrim ndërkombëtar dhe dy nënshkrime te dy shteve, është dasht që të kryhet.

Për faktin që nuk është kryer se Gjykata Kushtetuese ka pasur vërejtje, thotë se duhet të implementohet institucioni.

Për faktin që kjo është refuzuar dhe ka pasur problematika rrugës, besoj e dini pastaj çfarë ka ndodhur. Po hap një temë që quhet korrigjimi i kufijve, sepse atje luftohet gjithmonë për territor.

Me heq njëherë e përgjithmonë problematikën që e bën shtetin e Kosovës jofunksional dhe të mbyllur. E vetmja gjë që na shëron, është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Si realizohet është çështje tjetër."-tha Haxhiu.