'U pranuan gojarisht'/ Limaj akuzon Albin Kurtin: Lejoi letërnjoftimet serbe në Kosovë!

Fatmir Limaj, kryetar i partisë NISMA në Kosovë, bëri një deklaratë të fortë në Çim Peka Live. 

Limaj tha se qeveria ka pranuar në heshtje përdorimin e letënjoftimeve serbe në territorin e Kosovës. 

Kreu i NISMA theksoi gjithashtu se çështja e targave është temë e ekzagjeruar, pasi sipas tij fokusi duhet të ishte te kartat e identitetit. 

Fatmir Limaj: Për mua asgjë nuk është çështja e targave. Është çështje krejt teknike. Për mua temë tjetër që s'është thënë kurrë janë letërnjoftimet. E dini që letërnjoftimet janë pranuar jo me shkrim, gojarisht. Sot një serb i Kosovës, me letërnjoftimin që është lëshuar në Nish, hyn dhe del në Kosovë dhe Shqipëri. Dhe ai nuk ka nevojë të regjistrohet në Kosovë. Ne i kemi dhënë sovranitetin e Serbisë, të drejtën Serbisëe në emër të Kosovës për të nxjerrë dokumente. Unë jam shtetas i Shqipërisë. Mua më shkruan adresa në Tiranë, i lindur në Banjë, por adresa shkruan në Tirnaë dhe ai letërnjoftim është pronë e shtetit shqiptar. Në Kosovë duhet të kenë letërnjoftimin e Kosovës. Serbët e Kosovës kanë të drejtën e dyshtetësisë. Por Serbi i Kosovës shkon në Nish dhe merr letërnjoftimin ku shkruhet: "Drejtoria Policore në Nish i lëshon letërnjoftimin qytetarit serb për në Prizren". Dhe ai nuk ka adresë në Prizren. Ka ndodhur tash në qeverinë Kurti. Sot qytetari serb i Kosovës merr letërnjoftimin në Nish, në Kralevë për Mitrovicën. A keni dëgjuar ndonjëherë për kartat e identetit që duhet të ndërrohen? Vetëm për targat.