SHBA: Kemi të drejtën të bisedojmë me Rusinë për luftën në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për të zhvilluar bisedime me Rusinë në nivel të lartë për reduktimin e rrezikut.

Komentet vijnë pas një raporti të medias se këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan ka biseduar me Moskën.

Kremlini nuk pranoi të komentojë të hënën mbi një raport të Wall Street Journal se Uashingtoni zhvilloi bisedime të me zyrtarë të lartë rusë për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm në luftën në Ukrainë.

Wall Street Journal raportoi të dielën se Sullivan foli me zyrtarë të lartë rusë me shpresën për të reduktuar rrezikun që lufta në Ukrainë të përhapet ose të përshkallëzohet në një konflikt bërthamor.