VIDEO-SYRI TV/ Protestë në Durrës pasi gjykata liroi fajtorët e tragjedisë me 51 viktima

Të rinjtë e Durrësit kanë dalë kundër vendimit të gjykatës, për shpalljen të pafajshëm të personave që lidhen me pasojat e tërmetit. Ata kanë protestuar përpara gjykatës të rrethit gjyqësor Durrës, duke deklaruar se fajtorët duhet të ishin pas hekurave.

Nga SYRI TV

Vendimi i gjykatës për shpalljen të pafajshëm të të gjithë personave të përfshirë në çështjen e tërmetit të 26 nëntorit, ka revoltuar të rinjtë e Durrësit, të cilët pasditen e kësaj të hëne kanë protestuar përpara gjykatës. Ata kanë ndezur qirinj në nder të viktimave.

Të rinjtë u shprehën se tërmeti tragjik mund të kishte kaluar pa viktima, ndërkohë që e shohin si të padrejtë vendimin e gjykatës.

Këtë të hënë gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm 4 nga 7 të akuzuarit si përgjegjës të pasojave fatale të tërmetit të 26 nëntorit. Në lidhje me pasojat tragjike, banorët e Durrësit kanë deklaruar se do të marrin pjesë në protestën kombëtare të 12 nëntorit, për çdo fatkeqësi që ka ndodhur në atë qytet.