Tensionet/ Deputeti i VV: U synua zhvillimi i sovranitetit në veri! Incidentet, dirigjim i Vuçiçit

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, komentoi për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv situatën e tensionuar mes Kosovës e Serbisë pas zbatimit të vendimit për targat. Rexhaj deklaroi se Serbia me dirigjent Vuçiçin po kërkon destabilizim ndërsa shtoi se djegia e makinave dhe incidentet bëhen vetëm nga Beogradi.

Sipas Rexhajt, Serbia prej muajsh ka planifikuar incidente, destabilizim dhe propagandë ndërsa theksoi se nuk do ta arrijnë këtë. Deputeti i Vetëvendosjes u shpreh se institucionet e sigurisë së Kosovës janë të organizuara për të mos lejuar destabilizimin që do të arrijë Beogradi.

"Marrëveshja ka 10 vite që pritet të zbatohet. Kjo që po shohim, duke parë dhe deklaratat e Kurtit në konferencë me ministrin e Brendshëm, tregoi se ky është presion mbi serbët e Kosovës që mos të integrohen brenda institucioneve të Kosovës. Reciprociteti i targave nënkupton ligjshmëri, sovranitet, respektim të Kushtetutës së Kosovës.

Ne kemi filluar reciprocitetin për qarkullimin e lirë të njerëzve. Targat, është diçka teknike që nëkupton sovranitet. Kemi dashur të vazhdojmë me shtrimin e sovranitetit në veri të vendit.

Kemi garantuar që Mitrovicën do ta shtyjmë në sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës. Presioni mbi serbët nuk është duke ardhur nga institucionet tona të sigurisë, veturat nuk po i djegim ne, por serbët.

Serbia e bën sepse ka instrument dhe dirigjent Vuçiçin. Mbi vazhdën e kësaj, është plan i përgatitur nga Beogradi për të krijuar incidente, propagandë, destabilizim.

Reshterit Nikoliç që ka pranuar të ndërrojë targën e veturës iu djeg shtëpia. Dëshirojnë të krijojnë destabilizim, por nuk do ta arrijnë pasi institucionet tona të sigurisë janë të organizuara mirë por të mos e lejuar këtë."-tha Arbër Rexhaj.