Limaj: Kurti të bëjë kujdes nga kurthet e Beogradit! Serbia po punon për destabilizim, po sfidohet shteti i Kosovës

Kryetari i 'Nismës', Fatmir Limaj, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi situatën e tensionuar në Kosovë pas zbatimit të vendimit për targat. Fatmir Limaj deklaroi se Serbia e sheh Kosovën si pjesë e territorit të saj dhe se Beogradi po punon për destabilizim.

"Kosova në pjesën më të madhe të territorit të saj kufizohet me një shtet që nuk e njeh. Një pjesë të popullit të vet, Serbia e përdor në Kosovë. E sheh Kosovën si pjesë e territorit të saj. Në konceptin e luftës territoriale."-tha Limaj.

Sipas Fatmir Limajt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bëjë kujdes ndërsa shtoi se Kosova duhet të sillet si shtet dhe tëmos bien në kurthet e Beogradit.

Kosova institucionale duhet të gjejë rrugën e integrimit të qytetarëve të vet dhe të mos bie në kurthet e Serbisë. Po shkaktojnë telashe ndaj Kosovës.

Dikur është bërë luftë politike dhe çlirimtare për t’i shkëputur Kosovën, Serbisë. Tani luftë politike për t’i marrë një pjesë Kosovës.

Prishtina duhet të sillet si shtet. Qeveria duhet të jetë më e shkathët dhe duhet të bëjnë kujdes.”-tha Limaj.