VIDEO/ Rama iu mbylli kopshtin, PD hap dyert për vogëlushët e 'Zubejde Hanim'

Pas mbylljes së kolegjit 'Mehmet Akif', Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e kryeministrit dha urdhër në datën 15 shtator 2022 që të mbyllej edhe kopshti “Zubeyde Hanim”, pasi ishte pjesë e shoqërisë 'Turgut Ozal Education'.

Ky vendim u mor sepse kopshti 'Zybejde Hanim' i përket rrjetit të sistemit arsimor të Fetullah Gulen, kleriku turk i konsideruar armik nga Rexhep Taip Erdogan.

Ndërsa sot, këta fëmijë, për të cilët kyçja e institucionit që tashmë ishte kthyer në një familje ishte një traumë, kaluan disa orë në zyrat e Partisë Demokratike ku u zbavitën dhe festuan momente së bashku, dy muaj nga mbyllja e padrejtë që iu bë kopështit të tyre nga qeveria Rama.

Gumëzhimat dhe zërat e tyre gazmor e kthyen Partinë Demokratike për pak minuta në një kopësht të vërtetë.