Bozdo: Grupi i Alibeajt s’ka shans të fitojë bashki me kandidatët e vet! Pengje të Edi Ramës

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, teksa komentoi procesin e primareve në Partinë Demokratike, deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se po përpiqen të bashkojnë PD-në.

Enno Bozdo deklaroi se grupi i Enkelejd Alibeajt nuk ka asnjë shans të fitojë ndonjë bashki nëse del me kandidatët e vet ndërsa shtoi se ata janë të marrë peng nga Edi Rama.

"Po përpiqemi të bashkojmë PD-në. Edhe pse e dinë se s'marrin dot asnjë bashki të vetme dhe e kanë të mbajtur atë vulë me gjykatën e njëanshme, interesi i kujt është?

I tyre personal apo janë të kapur dhe të lidhur diku tjetër? Në fund të ditës shpehja është kujt i intereson, dhe ka vetëm një tregues që është Edi Rama, kaq e thjeshtë është."-tha Bozdo.