Enno Bozdo: Basha shkatërroi garën brenda PD! Primaret, në të mirën e partisë dhe qytetarëve

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv procesin e primareve në Partinë Demokratike.

Bozdo deklaroi se bëhet fjalë për të zgjedhur të parin e komunitetit ndërsa shtoi se nuk kanë dashur që të dilte një njeri i pëlqyer vetëm nga anëtarësia e PD, dhe për këtë do votojnë simpatizantët.

Sipas Enno Bozdos Primaret rikthejnë garën brenda Partisë Demokratike ndërsa shtoi se kjo garë për 9 vite nën drejtimin e Bashës u shkallmua.

"Bëhet fjalë për të zgjedhur të parin e komunitetit. Njeriu politik dhe njeriu që nëse nuk del me zgjidhje për qytetin, kur thua do ul trafikun, prek të majtët dhe të djathtët.

Kjo ishte arsyeja pse futëm simpatizantët. Nuk duam që njeriu të jetë thjesht politik. S'kemi dashur të kemi një njeri që është i pëlqyer thjesht nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Kemi nevojë për të rikthyer garën brenda PD se për 9 vite kjo u shkallmua. Simpatizantët përfaqësojnë qytetin, polisin, përfaqësojnë vlerat. S’janë njerëz që janë militantë."-tha Bozdo.