Bilanci i COVID/ 3 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 5 të tjerë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 3 raste të reja me koronavirus nga 86 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; Nga 1 qytetar në Tiranë, Lushnjë, Selenicë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 5 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 209 raste aktive me koronavirus.
Statistika ( 7 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 86
Testime totale 1,999,922
Raste pozitive 331,931
Raste të shëruara 328,129
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 150
Vlorë 19
Fier 18
Gjirokastër 5
Durrës 4
Berat 4
Shkodër 5
Elbasan 3
Lezhë. 1