Putin jep njoftimin pasi përfundoi mobilizimi: 50 mijë rekrutë janë dërguar në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se 50 000 ushtarë rusë të thirrur si pjesë e mobilizimit të pjesshëm tani po luftojnë me njësitë luftarake në Ukrainë.

The Guardian shkruan se Putin tha se 80 000 ishin në zonën e “operacionit të posaçëm ushtarak” dhe pjesa tjetër e gati 320 000 të rekrutuarve ishin në kampet e trajnimit në Rusi.

“Tani kemi 50 000 në njësitë e tyre luftarake. Pjesa tjetër nuk po marrin pjesë ende në luftime”, tha Putin gjatë një vizite në rajonin Tver, jashtë Moskës.

Në shtator, Putin njoftoi një përpjekje mobilizimi të pjesshëm për të thirrur qindra mijëra rekrutë të rinj për luftë, pasi Ukraina romori pjesë të mëdha të territorit në një kundërofensivë.

Ky veprim shkaktoi një eksod të qindra mijëra rusëve dhe shkaktoi protesta kundër luftës në të gjithë vendin.