Kurti: Serbia nuk ka zgjedhur rrugën e paqes, do të jetë e pasuksesshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se institucionet po vazhdojnë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Kërcënimet ndaj serbëve për regjistrimin e veturave në RKS janë frikë dhe panik.

“Vuçiq pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë u takua me ambasadorin rus e atë kinez, duke u koordinuar kështu me Rusinë e Kinën dhe duke qenë kundër SHBA-ve”, tha Kurti.

Kurti tha se e gjitha ka të bëjë me refuzimin që ia kanë bërë Berlinit e Parisit dhe po e kamuflojnë këtë refuzim ndaj Bashkimit Evropian.

“Rruga që e kanë zgjedhur është me bandat kriminale në veri. Kjo rrugë nuk është e paqes. Përpjekjet e tilla do të jenë të pasuksesshme pasi shteti ynë është demokratik dhe i rreshtuar me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”, tha Kurti.