‘Dhunë fizike ndaj nuseve dhe nënave’/ Arrestohen 4 burra në Durrës

Në prangat e policisë së Qarkut Durrës kanë rënë katër burra pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve dhe nënave të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Qarku Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës e Krujë dhe të Postës së Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasit:

-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.