Shefi i Wagner pranon se kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Një deklaratë befasuese ka ardhë nga udhëheqësi i organziatës paraushtarake ruse Wagner, Yengeny Prigozhin.

Prigozhin konfirmoi se ai ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, deklaratë e para në nivelin e bashkëpunëtorëve të Putinti.

I ashtuquajturi "kuzhinier i Kremlinit", sipas komenteve të postuara nga zyra e shtypit e kompanisë së hotelierisë Concord në Facebook të Rusisë Vkontakte , tha:

" Ne kemi ndërhyrë (në zgjedhjet në SHBA), po ndërhyjmë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë. Me kujdes, saktë, kirurgjik dhe në mënyrën tonë, siç dimë të bëjmë”.

Deklarata u lëshua një ditë përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA dhe ishte në përgjigje të një kërkese për koment nga një faqe interneti ruse e lajmeve. 

Në të njëjtën kohë, ai bëri një koment mjaft të çuditshëm. 

“Gjatë operacioneve tona të sakta, ne do të heqim nervat dhe mëlçinë menjëherë ”, tha ai pa dhënë detaje. 

Kujtojmë që Prigozhin ka pranuar se është themeluesi i Wagner dhe që menaxhon kontratat e kateringut me Kremlinin përmes kompanisë së tij.

 Ai është akuzuar zyrtarisht për financimin e "fermave troll" me bazë në Rusi që përpiqen të ndikojnë në politikën amerikane.

Në korrik, Departamenti Amerikan i Shtetit ofroi një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione në lidhje me "ndërhyrjen e Prigozhin në zgjedhjet e SHBA". 

Në të njëjtën kohë, partneri i besuar i Putinit është vënë në shënjestër të sanksioneve të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Britanisë.

Deri vonë, Prigozhin mbajti një profil të ulët megjithatë, pas pushtimit ushtarak të Ukrainës, ai filloi të vinte në pah, duke kritikuar edhe gjeneralët rusë.

Në shtator, biznesmeni pranoi se kishte themeluar grupin paraushtarak rus Wagner Groum, të lidhur me Kremlinin, me operacione në Siri, Afrikë dhe Ukrainë. 

Një qendër e teknologjisë së mbrojtjes u hap në Shën Petersburg të premten e kaluar.