Motra e radikalit fetar: Lirojeni nga burgu, Gjergji është i sëmurë

Motra e Gjergj Laçit radikalit fetar që u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi u zbulua se ngujoi familjen e tij për 6 vite në banesë, ka bërë apel për lirimin e vëllait të saj, me pretendimin se ai është i sëmurë. Ajo gjithashtu ka treguar se çfarë i tha kunati i Gjergj Laçit.

“Më tha që motra ime do të mbajë përgjegjësi se përse e ka denoncuar, te shtëpia ime nuk ka më punë. Nëse do t'a ndajë t'a ndajë, por jo të më çojë djalin në burg. I bëj thirrje kryetarit të Gjykatës që t'a lirojë djalin sepse është sëmurë”- tha ajo.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al