Tahiri: Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të skenarëve për ndarje të veriut

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend. Tahiri përmes një postim në faqen e saj në Facebook, ka thënë se Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të skenarëve për ndarje të veriut.

“Serbia gjithnjë ka qene ne kërkim te pretekstit për skenarë te ndarjes se veriut nga Kosova. E ka shfaqur indirekt edhe ne dialogun e Brukselit. Sa isha kryenegociatore per shtate vite nuk e lejova asnjëherë. Madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe'”, shkruan Tahiri.

Ndërsa i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe gjithë spektrit politik në vend, që të jenë në nivelin e përgjegjësisë, për të mos lejuar skenare, të cilat mund ta destabilizojnë vendin.

“Këto tensione qe po zhvillohen kane për prapavije ‘veriun’. Nuk është e rastësishme qe Vuçic sot i beri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s te ndërhyje ne veri për ta qetësuar situatën. Prandaj, Qeveria e Kosovës por edhe gjithë spektri politik, pozite dhe opozite, duhet te jene ne nivelin e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare për te mos lejuar skenare qe mund te destabilizojnë situatën dhe te çojne ujë ne mullirin e Vuciqit!”, shkruan Tahiri