‘Kthehuni në Afrikë’: Deputeti francez pezullohet pas shpërthimit prej racisti në parlament

Seanca parlamentare u ndal pas ndërhyrjes nga deputeti i ekstremit të djathtë, kur një deputet me ngjyrë po fliste për emigrantët.

Asambleja Kombëtare e Francës ka ndaluar një deputet të ekstremit të djathtë të hyjë në parlament për dy javë pas një shpërthimi prej racisti gjatë një sence. Ai i thirri "Kthehuni në Afrikë", një anëtari me ngjyrë Të Dhomës së Ulët kur që po fliste për imigrantët.

Grégoire de Fournas, një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë të Francës, “Rassemblement National” (RN) ose Kuvendi Kombëtar, do të humbasë gjithashtu gjysmën e pagës së tij për dy muaj. Ai tha se nuk e kishte fjalën për deputetin, por për emigrantët.

Parlamenti shpërtheu me zemërim pas ndërhyrjes së tij të enjten në mbrëmje. Kryetarja e Kuvendit, Yaël Braun-Pivet, ndërpreu procedurat menjëherë dhe kërkoi të dinte se kush e kishte bërë komentin, i cili erdhi teksa Carlos Martens Bilongo, nga e majta radikale “La France Insoumise” (LFI), po i drejtonte  pyetje qeverisë.

Bilongo, një arsimtar, po fliste për një kërkesë nga “SOS Mediterranee”, një organizatë humanitare, për të ndihmuar për gjetjen e një porti të gatshëm të pranonte 234 emigrantë të shpëtuar në det ditët e fundit.

Bilongo tha se ishte "thellësisht i lënduar dhe i zhgënjyer" nga komenti i De Fournas, por ishte i emocionuar nga mesazhet e shumta të mbështetjes që kishte marrë.

Menjëherë pas shpërthimit, kryetarja e parlamentit tha se një hetim do të përqendrohej nëse De Fournas tha "ai" ose "ata", për të përcaktuar nëse komenti i drejtohej Bilongos apo emigrantëve, përpara se të vendosej se çfarë dënimi ishte i përshtatshëm. Në frëngjisht, "Qu'il retourne en Afrique" (ai) dhe "Qu'ils retournent en Afrique" (ata) janë të vështira për t'u dalluar kur fliten.

Të premten, u njoftua se De Fournas do të ndalohet të marrë pjesë në seancat parlamentare për 15 ditë dhe do të humbasë gjysmën e pagës së deputetit të tij për dy muaj - sanksioni më i rëndë në dispozicion të parlamentit.

Braun-Pivet urdhëroi deputetin të largohej nga dhoma e ulët të premten. "Ne nuk duhet të dobësojmë demokracinë tonë," tha ajo.

Deputeti i ekstremit të djathtë De Fournas i kërkoi falje Bilongos për "ndonjë keqkuptim", duke thënë se ai i referohej emigrantëve që mbërrinin në Francë nga Afrika. Ai hodhi poshtë thirrjet për dorëheqje.

Të premten, transkriptuesit parlamentar thanë se shënimet e tyre tregonin se fraza e përdorur nga De Fournas ishte "Ai duhet të kthehet në Afrikë".

Shpërthimi i De Fournas shkaktoi dënimin menjëherë të kësaj sjelljeje nga kryeministrja Elisabeth Borne, e cila tha se "Racizmi nuk ka vend në demokracinë tonë".

Marine Le Pen, presidentja e partisë së ekstremit të djathtë (RN) e përshkroi debatin si "të vrazhdë": “Grégoire de Fournas po fliste qartë për migrantët që transportoheshin nga organizatat, siç evokoi kolegu ynë në pyetjen e tij drejtuar qeverisë. Përplasja e krijuar nga rivalët tanë politikë është e vrazhdë dhe nuk i mashtron francezët”, shkroi ajo në Twitter.

Megjithatë, Gérald Darmanin, Ministri i Brendshëm, i bëri thirrje De Fournas të jepte dorëheqjen. “Jam jashtëzakonisht i tronditur nga ajo që ndodhi në Asamblenë Kombëtare. Unë kam qenë në parlament prej 15 vjetësh në një mënyrë ose në një tjetër dhe është hera e parë që dëgjoj diçka kaq të turpshme”, tha Darmanin për kanalin e lajmeve BFMTV.

Francë, kreu i ri i partisë së esktremit të djathtë kërkon masa 'drastike' për imigracionin

Francë: Bardella zëvendëson Le Pen si president i partisë së ekstremit të djathtë