Finale të parakohshme në Champions, short me fat për skuadrat italiane

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i dueleve me eliminim direkt në Champions League. Goglat përzgjodhën tetë sfidat spektakolare në raundit të të 1/8-ve.

Liverpool-Madrid dhe PSG-Bayern Munchen janë dy finalet e parakohshme, duke përsëritur dy finalet e fundit në këtë kompeticion.

Milani do të sfidojë Tottenhamin e Antonio Contes për një biletë në çerekfinale, teksa Interi do të përballet me portugezët e Portos. “Buzëqesh” Manchester City, që “peshkoi” gjermanët e Leipzigut.

Rival gjerman edhe për Napolin e Spallettit, që do të ndeshet me Eintrachtin e Frankfurtit, ndërkohë që Chelsea dhe Broja do të sfidojnë Borussia Dortmund. Benfica duhet të kalojë pengesën Club Brugge për një vend në tetë ekipet më të mira.

Sfidat e para të raundit të 1/8-ve do të zhvillohen me 14-15 dhe 21-22 shkurt, teksa takimet e kthimit do të luhen me 7-8 dhe 14-15 mars. Finalja e madhe do të luhet më 10 qershor të vitit 2023 në stadiumin “Atatürk Olympic Stadium”, Stamboll, Turqi.

CHAMPIONS LEAGUE

Raundi i 1/8-ve

LEIPZIG-MANCHESTER CITY

CLUB BRUGGE-BENFICA

LIVERPOOL-REAL MADRID

MILAN-TOTTENHAM

EINTRACHT FRANKFURT-NAPOLI

BORUSSIA DORTMUND-CHELSEA

INTER-PORTO

PSG-BAYERN MUNCHEN