Senatori Scott: Demokratët po garojnë vetëm prej financimeve të Sorosit

Senatori amerikan, Rick Scott, deklaroi në një intervistë se demokratët po garojnë në këto zgjedhje të mes-mandatit në SHBA vetëm sepse po financohen nga miliarderët ultra-majtistë.

I pyetur se si ka mundësi që demokratët po garojnë, pavarësisht keqqeverisjes së Biden, ai tha:

“Epo, sepse radikalët e majtë kanë para. Nuk e di pse George Soros e bën atë që bën. Nuk e di pse Mike Bloomberg e bën atë që bën”.

“Por ata e bëjnë këtë. Dhe më besoni, ata po përpiqen që të promovojnë këtë vend si një vend racist, si një vend ku nuk ke asnjë mundësi. Ata gënjejnë gjatë gjithë kohës,” tha ai.

Scott është senator nga Florida dhe ka qenë guvernator i këtij shteti. Pasaardhësi i tij, guvernatori Ron DeSantis është një kritik i ashpër i Soros.

Sipas tij, të majtët po bazohen të paratë e errëta të miliarderit Soros.

“George Soros po jep gjithçka për këto zgjedhje të mes-mandatit. Ai ka hedhur një të tretën e financimeve të majtë në këto zgjdhje, duke financuar edhe ata që konkurrojnë në Florida. Ekstremistët e majtë po kërcënojnë shtetin tonë,” tha para disa kohësh DeSantis.