KAFE SHQETO/ Britani-Shqipëri, përplasje të forta mes qeverive për emigrantët ilegale

Të ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri.Tv ishin të ftuar analisti dhe gazetari Mentor Kikia dhe Danile Nikolla nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë diskutuan temën e emigrimit të shqiptarëve drejtë vendeve të BE dhe Britanisë.

Kikia është shprehur se ky fenomen vjen si pasojë e varfërimit ekstrem dhe pasigurisë për të ardhmen në vendin tonë.

"Nuk është asnjë lloj hakmarrje mes sekretares britanike e brendshme kundrejt Ramës. Jemi në kushtet që qeveria britanike është e irrituar për problemin e emigrantëve.

Shqetësimi britanik lidhet me problemin se shqiptarët me të mbërritur atje integrohen në botën e krimit dhe kemi të bëjmë me një problem më të madh sesa emigrimi.

Para disa kohësh nisa një projekt në zonat mes Peshkopisë dhe Matit dhe të gjithë ata persona me të cilët kisha bashkëpunuar nuk ishin më atje ishin larguar në vendet evropiane.

Duhet të jemi realistë për problemin me të cilën shqetëson britanikët sepse një person aq i ri të implikohet në krim sot është rrezik potencial edhe në të ardhmen që ai do të prodhojë krim.

Të rinjtë që nisin nuk janë kriminel por janë të rinj që mezi presin të mbarojnë maturën i drejtohen rrugës më të thjesht të emigrimit nga kushtet e vështira të jetesës janë para si viktima nga bota e krimit.

Daniel Nikolla është shprehur se komentet e sekretares së brendshme britanike janë edhe të fryra pak pasi nuk janë 80% e emigrantëve shqiptar që hyjnë në britani por diku te 35%.

Por problemi nuk lidhet me emigrantët kryesisht por nga adoptimi i tyre në rrjetet kriminale në vend.

"Suella Braverman dhe Rama nuk kanë hakmarrje mes tre sepse dyshoj që ajo mundët të ketë një informacion të detajuar për kryeministrin e Shqipërisë.

Britanikët janë të ftohtë në përplasjet diplomatike sepse e shohin si lobingje për të arritura objektivat afatshkurtra ose fushatat në rang 1 ose 2 vjeçar.

Situata nuk është pritur mirë nga komuniteti shqiptar në Britani sepse janë dhënë informacione që një pjesë e tyre na kanë profilizuar si komb që nuk japim të mira për vendin britanik por vetëm që sjellim keq.

Të ardhurit në Britani janë 35% shqiptar, pra në 8000 emigrant rreth 2500 janë shqiptar, shifër kjo shumë e lartë në krahasim me numrin e popullsisë në vendin tonë.

Do të bëjmë protestë të shtunën ku do të shpalosim një banor të madh ku ne kemi si qëllim të japim një imazh ndryshe nga ajo që është pasqyruar nga qeveritarët britanik."