Shoferi godet policin rrugor në Vlorë

Një polic është goditur nga drejtuesi i një automjeti në Vlorë.

Efektivi i policisë i ka bërë thirrje një automjeti për të ndaluar dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij të dali nga makina.

Ky i fundit nuk ka pranuar më pas efektivi ka thirrur forcat shqiponja.

Sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes drejtuesi i automjetit ka dal nga makina dhe e ka qëlluar policinë.

Ndërkohë  drejtuesi është shoqëruar në komisariat ndërsa polici po merr ndihmën mjeksore në spital me plagë të lehta.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qene nën efektin e pijes alkolike.