Përballja me kampionin aktual të Major-it, Bad News Eagles synojnë fitoren e dytë në Rio

Bad News Eagles e bënë mbrëmë një tjetër paraqitje fantastike në fazën “Legends” të Majorit të Rios.

Ekipi kosovar mposhti ekipin numër 1 në botë në CS:GO, FaZe Clan, 2:1 për t’u bërë sensacion në botë në këtë sport.

Ndërkohë, ekipi kosovar do të përballet me një tjetër kundërshtar të fuqishëm, me kampionin e Majorit të vitit 2021, ekipin NAVI.

Kjo përballje do të fillojë rreth orës 15:00.

Skuadra ukrainase e ka shprehur haptazi respektin dhe frikën që e ka nga “Shqiponjat”.

Bad News Eagles synojnë sot një tjetër paraqitje mahnitëse për ta vazhduar mrekullinë.