Dosja e tmerrit, babai grek abuzoi seksualisht me djalin dhe vajzat: Mori edhe dashnoren e...

Mediat greke kanë publikuar detaje tronditëse nga dosja hetimore e babait që abuzoi seksualisht dhe dhunoi për tre vite fëmijët e tij. Gjithçka ndodhi në Petralona dhe nisi dhjetë vite më parë teksa babai fillimisht dhunonte dhe më pas abuzoi seksualisht me të birin që sapo kishte përfunduar klasën e dytë.

Në dosjen hetimore të publikuar nga “Protothema” përshkruhet i gjithë tmerri që kanë kaluar fëmijët, ku në të paktën një rast babai ka ftuar edhe të tjerë në shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale me të birin teksa nëna ishte në punë gjatë natës.

Në dosje thuhet se fëmijët janë në gjendje të traumatizuar dhe kërcënoheshin vazhdimisht nga babai se do t’i vriste.

Abuzimi i parë

Sipas pretencës së prokurorisë, dhunimi i fëmijëve ka nisur me djalin 7-vjeçar dhjetë vite më parë teksa ai sapo kishte përfunduar klasën e dytë. Babai ka filluar të sillet dhunshëm ndaj tij, duke e rrahur dhe keqtrajtuar, ndërsa gjithçka ndodhte pas krahëve të bashkëshortes. Gjatë periudhës nga vera e vitit 2012 deri në 2016, i akuzuari duke perfituar nga mungesa e bashkeshortes se tij gjate ditës për faktin se ajo punonte në orët e mbrëmjes dhe të nates në një pastiçeri, babai ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj djalit të tij duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Në dosje përshkruhet i gjithë tmerri që ka kaluar fëmija, por mediat kursehen në dhënien e detajeve.

Sa herë që abuzonte seksualisht më të birin, i ati e kërcënonte që të mos i tregonte nënës duke i dhënë më pas edhe 5 euro. Kjo sipas dosjes ka ndodhur gjatë dy përdhunimeve të para.

Në këtë moment, ngjarjet marrin një rrjedhë edhe më dramatike pasi sipas prokurorisë greke, në akuzimin ndaj fëmijës është përfshijë edhe daja i tij. Në dosje përmendet një rast në Selanik gjatë verës së vitit 2014 ku i ati dhe daja kanë qënë në një banesë më fëmijën dhe pasi kanë shfaqur në televizor video pornografike, kanë anuzuar sërish me të miturin.

Orgjitë

Në të njëjtën periudhë kohore, fëmijët përshkruajnë edhe një skenë tjetër: atë të përdhunimit në grup nga dhjetë persona ndaj djalit të mitur.

“Në Athinë nga viti 2012 deri në vitin 2016 dhe në data që nuk janë vërtetuar plotësisht, për të paktën dhjetë herë, i ati dhe persona të tjerë kanë dhunuar dhe përdhunuar të miturin në shtëpinë e tyre, në një kohë kur e ëma nuk ndodhej në shtëpi. Në dosje përmenden edhe dy emigrantë që kanë abuzuar po ashtu seksualisht me të miturin me lejen e babait pasi ata ndodheshin në banesën e tyre si punëtorë.

Abuzimi me vajzën

Prokuroria thekson edhe raste të abuzimit të babait me vajzën e tyre 12-vjeçare. Në dosje përmendet një moment në vitin 2014 kur i ati bashkë me dashnoren marrin edhe vajzën e mitur në krevat dhe e detyrojnë të kryejë veprime të pahijshme duke abuzuar seksualisht në fund edhe me të.

Në një tjetër rast theksohet edhe momenti i abuzimit me vajzat e tjera më të vogla.

Tashmë babai përdhunues është i arrestuar dhe pritet që prokuroria të japë pretencën për të duke e detyruar të rrijë disa vite të mira në burg.