Shkolla austriake/ Meta: Modeli më i mirë i arsimit profesional në vend

Kryetari i PL, Ilir Meta, reagoi në 15-vjetorin e themelimit të Shkollës Austriake në Shqipëri.

Meta tha se kjo shkollë është modeli më i mirë i arsimit profesional.

“Shkolla “Peter Mahringer” është modeli më i mirë i zhvillimit të arsimit profesional në nivelet më të larta bashkëkohore. Duke i qenë mirënjohës Austrisë për këtë investim shumë cilësor tani është koha që shteti dhe Qeveria shqiptare këtë model të suksesshëm ta zgjerojë edhe në qytetet e tjera kryesore të vendit në mënyrë që të rinjtë tanë të fitojnë njohuritë më të avancuara të kohës dhe të integrohen menjëherë në tregun e punës me paga të larta,” shkruan Meta.

Ai postoi edhe një link nga politikani Genc Pollo me rastin e kësaj dite.