‘E rrahu kur ajo rezistoi’/ Shqiptari tenton të përdhunojë 20 vjeçaren në Greqi

Oficerët e policisë greke arrestuan një 40-vjeçar shqiptar me akuzën e tentativës për përdhunim dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje në Nicë.

40-vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa e reja po kthehej nga një festë.

Sipas informacioneve, shqiptari i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq.

Pas sulmit, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Sipas të njëjtave informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë, ku vuante dënimin për vepra seksuale.

Protesta për Teatrin Kombëtar, Belind Këlliçi padi ndaj 2 policëve