Del nga rruga makina në Maliq, lëndohet shoferi, transportohet në spitalin e Korçës

Një aksident është shënuar rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. 

Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Maliq/ Informacion paraprak

Më datë 07.11.2022, rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.