", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/07/auto_firess1667809427.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

VIDEO/ Dubai, një rrokaqiell që ndodhet pranë ndërtesës më të lartë në botë përfshihet nga flakët

Një zjarr shpërtheu në orët e para të së hënës në një rrokaqiell 35-katësh në Dubai , i cili ndodhet pranë  Burj Khalifa , ndërtesa më e lartë në botë.

Sipas Associated Press , zjarri tani është shuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. 

Ndërtesa që mori flakë quhet 8 Boulevard Walk  dhe është një nga rrokaqiejt e Emaar, kompania kryesore e ndërtimit e mbështetur nga qeveria e emiratit.

Policia e Dubait dhe agjencia e çështjeve civile nuk dhanë një deklaratë zyrtare për zjarrin dhe Emaar nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë amerikane për ta kontaktuar atë. 

Siç thekson Associated Press, një seri zjarresh në ndërtesat e larta në Dubai në vitet e fundit kanë ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e materialeve ndërtimore dhe izoluese të përdorura në vend.