Makina del nga rruga në Maliq, lëndohet 27 vjeçari

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një mjet me drejtues një 27 vjeçar ka dalë nga rruga.

Për pasojë, i riu ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital.

"Më datë 07.11.2022, rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.