", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/07/auto_auto_Tank-780x4391667777323_11667806428.png", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ E kishin fshehur në pyll, forcat ukrainase vazhdojnë t’i konfiskojnë tanket ruse

Një video që u publikua nga mediumi Nexta tregon forcat ukrainase të cilët konfiskojnë tankun rus të fshehur diku në pyll.

Siç raportohet, rusët si duket e kishin fshehur tankun e tyre në pyll pas tërheqjes. Tani ky tank do të përdoret nga forcat ukrainase.

“Gjatë tërheqjes, pushtuesit rusë u përpoqën të fshehin pajisjet e tyre në pyll, por ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës e gjetën dhe tani do të shërbejë kundër pushtuesve”, thuhet në mbishkrimin e videos të shpërndarë në Tëitter nga mediumi Nexta.

Sipas videos, ukrainasit ngrehin me tankun e tyre tankun e fshehur rus.

Në tankun rus, shihet shkronja Z.