Twitter konfirmon tarifën për të blerë 'blue tick'

Në një përditësim për pajisjet Apple, Twitter tha se funksioni për të lejuar përdoruesit të blejnë statusin e verifikuar do të jetë i hapur për përdoruesit në vende të caktuara që regjistrohen në shërbimin e saj për 7,99 dollarë (7 £) në muaj.

Ndryshimi i politikës është i diskutueshëm, mes shqetësimeve se platforma mund të mbushet me llogari të rreme, shkruan BBC.

Vendimi pason marrjen e Twitter nga Elon Musk, i cili të premten pushoi nga puna rreth gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë.

Tiku blu i kërkuar më parë ishte i disponueshëm vetëm për individë dhe organizata të profilit të lartë ose me ndikim, të cilëve iu kërkua të provonin identitetin e tyre.

Është përdorur si shenjë se një profil është autentik dhe është një mjet kyç për të ndihmuar përdoruesit të identifikojnë informacione të besueshme në platformë.