Zhupa mesazh qytetarëve: Më 12 nëntor në shesh! Rama i vodhi shqiptarëve 430 mln € me inceneratorët

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë më 12 nëntor para kryeministrisë.

Ina Zhupa shprehet se Edi Rama ka vjedhur 430 milionë euro bashkë me njerëzit afër vetes dhe me këto para, rrogat e shqiptarëve mund të ishin dyfishuar.

“430 milion euro për Ramën dhe të tijët nga inceneratorët që nuk ekzistojnë. Me këto para rrogat e shqiptarëve do dyfishoheshin.

E shtunë, 12 Nëntor, ora 16:00. Protesto t’i dalim ZOT | BASHKË”-shkruan Zhupa në rrjete sociale.