", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/06/auto_foto941667746054.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Tifozët e Arsenal brohorasin në kor emrin e tij, Xhaka lëshon gojën dhe vë në siklet gazetarin

Arsenali triumfoi në derbin e madh të Londrës për javën e 14-të të Premier League. Topçinjtë fituan 1-0 ndaj Chelsea-t dhe kështu u rikthyen në krye të renditjes së kampionatit anglez, dy pikë më shumë se Manchester City.

Nga minuta e parë në fushë për “topçinjtë” ishte  edhe Granit Xhaka, që ka fituar sërish dashurinë e tifozëve me paraqitjet e tij. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Arsenalit kanë thërritur në kor emrin e mesfushorit shqiptar, ndërkohë që ky i fundit ishte duke dhënë intervistën.

I pyetur nga gazetari në lidhje me atmosferën, Xhaka është rrëmbyer nga emocionet dhe e ka tepruar me fjalorin e tij. “It’s fuc*ing unbelievable“ (është e pabesueshme), ka thënë lojtari me origjinë shqiptare, duke vënë në siklet gazetarin. Ky i fundit i ka kujtuar menjëherë se duhet të ketë kujdes me fjalorin.