Kurti telefonon Borrell: S'ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve! Asnjë incident për gjobat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shefin e Diplomacisë europiane Josep Borrel në lidhje me tensionet pas zbatimit të vendimit për targat.

Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se gjatë bisedës ai e ka informuar Borrell se gjatë kësaj kohe policia i ka shpërndarë 834 gjoba dhe s’ka pasur asnjë ankesë dhe asnjë incident. Kurti thotë se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

“Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se janë dhënë 843 qortime nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa”, shkruan Kurti në Twitter.