Itali, 62 vjeçari tenton të hyjë nga ballkoni në shtëpinë e ish-gruas, bie poshtë dhe vdes

Një 62 vjeçar ka humbur jetën në Itali, pasi u përpoq të hynte në shtëpinë e ish-gruas nga ballkoni, në Napoli.

Ndaj gruas ishte lëshuar një urdhër mbrojtje dhe i moshuari nuk duhej ti afrohej, për shkak se e kishte keqtrajtuar.

Por Domenico Aiello, 62 vjeç, u përpoq të hynte në shtëpinë e gruas duke u ngjitur nga ballkon. Por fatkeqësisht burri ra në çatinë e derës së hyrjes së godinës, duke vdekur në çast.

Aiello u arrestua nga karabinierët e Boscoreale dhe kompania e Torre Annunziata mëngjesin e së premtes, pas shkeljes së detyrimit, dhe më pas u la i lirë. 

Në të njëjtën ditë, në mbrëmje burri u përpoq të kthehej te ish-gruaja, duke u ngjitur në fasadën e ndërtesës. 

Nga frika për gruaja ishte larguar nga shtëpia duke marrë me vete edhe vajzat e saj. 

Sipas hetimeve, burri ka humbur humbur ekuilibrin dhe ka rënë poshtë duke humbur jetën në vend, shrkuan media italiane.