'Dita kur jeta jonë ndryshoi'- Einxhel Shkira kujton me nostalgji takimin e parë me Dj Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.

E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, tashmë ata janë dhe në pritje të një djali.

Së fundmi moderatorja është bërë nostalgjike teksa ka kujtuar takimin e parë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBVIP”.

Einxhel ndau mendjekësit momentin ku Dj Dagz dhe Pm iu bashkuan shtëpisë, fiks një vit më parë.

“Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”- shkroi Einxhel krahas videos.