Image

 

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/06/auto_foto951667731450.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Berisha thyen rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqimeve në rrjetin e të rinjve TikTok

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thyer rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqimeve në rrjetin social të të rinjve TikTok. 

Për vetëm 60 minuta bashkëbisedim live me qytetarët, Kryetari i PD ka marrë 286.6 mijë pëlqime, 61.9 mijë shikime në total dhe mbi 3 mijë shpërndarje, sipas statistikave të publikuara nga vetë rrjeti social TikTok. 

Berisha prej rreth një muaji është mjaft aktiv në këtë rrjet, me mesazhet e tij politike të cilat ia drejton një grupmoshe më të re. 

Lideri i opozitës ka arritur të tërheqë shikueshmëri të lartë në komunikimin virtual edhe me grupmoshat e reja pas suksesit me Foltoren në terren.

 

@prof.dr.saliberisha 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve! Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjëherë!  #sb #saliberisha #partiademokratike #TikTok #Albania #ProtesteKombetare ♬ original sound - Sali Berisha