VIDEO/ Ukrainasit shkatërrojnë tri mjete te blinduara të rusëve në Kharkiv me predha 120 mm

Ushtria ukrainase gjatë një aksioni në Kharkiv, ka arritur që të shkatërrojë tri mjete të blinduara të rusëve.

Ata i kishin lokalizuar ato dhe pa u menduar dy herë kishin filluar t’i gjuajnë me predha 120 mm, duke i goditur me precizitet të lartë.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin mjetet e blinduara ruse të kamufluara nën pemë, me shpresën se nuk do t’i shohin ukrainasit.

Por disa momente më pas ato shihen të përfshira nga zjarri, kur goditen me predha 120 mm që vinin nga artileria e Kievit.

Operacione të tilla ushtarake të ukrainasve janë intensifikuar së fundmi, në veçanti në rajonet që kontrolloheshin deri më tani nga rusët.

Madje në disa rajone, shumë njësi të ushtrisë ruse janë tërhequr nga frika se do të rrethohen nga ukrainasit.